Protagonists School https://www.protagonistschool.org Wed, 01 Mar 2023 20:16:43 +0000 sq-SQ hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.1.19 Këshillimi i Karrierës me Nxënësit e Klasave të 9-ta https://www.protagonistschool.org/keshillimi-per-karrieren-klasat-9-ta/ Wed, 01 Mar 2023 20:13:40 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=3242 Edukimi për karrierën me artisten Anila Zajmi! ]]>

Edukimi për karrierën me artisten Anila Zajmi! 

]]>
Këshillimi i Karrierës me Nxënësit Maturantë 2022-2023 https://www.protagonistschool.org/keshillimi-i-karrieres-me-nxenesit-maturante-2023/ Wed, 01 Mar 2023 17:57:19 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=3234 ]]>

]]>
Nisma – QYTETAR I MIRË – Youth4Change https://www.protagonistschool.org/nisma-qytatar-i-mire/ Sat, 05 Mar 2022 20:26:33 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=3211 Nxënësit e shkollës Protagonistët paraqesin një gjest sa të vogël aq edhe kuptimplotë të realizuar nga klubi ‘Youth4Change’. Si pjesë e nismës qytetar i mirë. Nxënësit kanë kontribuar në një sërë vëllimesh për të pasuruar bibliotekën e shkollës.”A book is a gift you can open again and again”]]>

Nxënësit e shkollës Protagonistët paraqesin një gjest sa të vogël aq edhe kuptimplotë të realizuar nga klubi ‘Youth4Change’. Si pjesë e nismës qytetar i mirë. Nxënësit kanë kontribuar në një sërë vëllimesh për të pasuruar bibliotekën e shkollës.”A book is a gift you can open again and again”

]]>
JAVA EUROPIANE E SPORTIT https://www.protagonistschool.org/java-europiane-e-sportit/ Tue, 05 Oct 2021 20:14:12 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=3202 https://youtu.be/JupRGlcMif4]]>

https://youtu.be/JupRGlcMif4

]]>
FITUES TË KAMPIONIT KOMBËTAR TË DEBATIT, QERSHOR 2021 https://www.protagonistschool.org/fitues-te-kampionit-kombetar-te-debatit-qershor-2021/ Mon, 05 Jul 2021 20:21:49 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=3172 E mërkura e 30 qershorit, na  bëri kampionë të debatit në rang kombëtar. Mes urimesh, lotësh fitoreje dhe hareje festive kthyem kokën pas në fillimet e këtij “rrugëtimi” jo fort të lehtë dhe pa sfida. Them në fillesat e këtij “rrugëtimi” për Ne “Protagonistët”, pasi për mësuesen tonë mentore, zysh Donen (sic e quajmë ne), […]]]>

E mërkura e 30 qershorit, na  bëri kampionë të debatit në rang kombëtar.

Mes urimesh, lotësh fitoreje dhe hareje festive kthyem kokën pas në fillimet e këtij “rrugëtimi” jo fort të lehtë dhe pa sfida.

Them në fillesat e këtij “rrugëtimi” për Ne “Protagonistët”, pasi për mësuesen tonë mentore, zysh Donen (sic e quajmë ne), ka filluar në vitin 1995, kur kultura e debatit sapo kishte nisur në gjimnazet e Tiranës, duke nxjerrë në dritë edhe disa nga emrat e rëndësishem ne politikë dhe opinionin publik shqiptar.

Para 3 vitesh shkollat jopublike u ftuan të merrnin pjesë në riaktivizimin e këtij konkursi dhe ndër ata pak emra ishin edhe “Protagonistët”.

Vit pas viti jemi përfaqësuar denjësisht, por ky i sivjetmi ka qenë i veçantë në disa aspekte:

 – E para, Covid-19 ndryshoi shumë koncepte që njihnim, konkurimi i drejtëpërdrejtë u zëvendësua me atë virtual (specifike e këtij viti është se të gjitha debatet, përveç finales i kemi zhvilluar me anë të platformës Zoom).

– E dyta, për herë të parë oraganizatorët e Re-debate përfshinë 100 shkolla nga e gjithe Shqipëria, ku 1500 të rinj konkuruan me njëri – tjetrin. Shkollat me të cilat shorti na përballi janë:

  1. Isa Boletini
  2. Qemal Stafa
  3. Ibrahim Rugova
  4. Petro Nini Luarasi
  5. Shkolla e Mesme Rrëshen
  6. Sami Frashëri

Duam të falenderojmë çdo anëtar të këtyre skuadrave, që na ndihmuan të përmirësoheshim ditë pas dite.

– E treta dhe mbase më e rëndësishmja, rritja jonë në të debatuarin cilësor, ku mendimi kritik dhe i pavarur, i mbështetur në logjikë të fortë, fakte që ngriheshin nga burime serioze, retorika, etika në komunikimin kontruktiv e sjellje, na bindën edhe njëherë se filozofia dhe mendimi i lirë nuk dalin kurrë nga moda, e mbase ky është mesazhi më i bukur që duhet të japim për rininë shqiptare.

Si përfundim falenderimet i shkojnë drejtueseve të shkollës” Protagonistët”, për mbështetjen e pakushtëzuar në çdo moment duke e bërë këtë “rrugëtim” më të sigurt  dhe stafit të palodhur të mësuesve për hapesirën e krijuar, që ne të mund të praktikoheshim rreth temave të dhëna.

]]>
Dezinfektim i godinave të shkollës https://www.protagonistschool.org/dezinfektim-i-godinave-te-shkolles/ Wed, 18 Mar 2020 09:41:46 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=3150 Të dashur prindër dhe nxënës, urojmë që të jeni të gjithe mirë me shëndet! Në kuadër të situatës që ndodhemi shkolla jonë ka marrë masat për dezinfektimin e godinave të saj. Më poshtë gjeni të listuara certifikatat e dezinfektimit për secilën godinë. Sinqerisht, Georgia Bendo Drejtore Administrative e Shkollës Protagonistët  ]]>

Të dashur prindër dhe nxënës, urojmë që të jeni të gjithe mirë me shëndet!

Në kuadër të situatës që ndodhemi shkolla jonë ka marrë masat për dezinfektimin e godinave të saj. Më poshtë gjeni të listuara certifikatat e dezinfektimit për secilën godinë.

Sinqerisht, Georgia Bendo

Drejtore Administrative e Shkollës Protagonistët

 

]]>
Akt konstatimi https://www.protagonistschool.org/akt-konstatim/ Thu, 05 Dec 2019 12:05:56 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=3107 Të dashur prindër dhe nxënës, urojmë që të jeni të gjithe mirë dhe nuk keni pasur dëmtime nga tërmeti. Nesër, diten e hëne, me lejen nga Instituti i Ndërtimit dhe MASR, do të rifillojmë procesin mësimor. Në javën që kaloi, stafi i shkollës u takua çdo ditë për lutje, diskutime, dhe mësime për raste emergjente. […]]]>

Të dashur prindër dhe nxënës, urojmë që të jeni të gjithe mirë dhe nuk keni pasur dëmtime nga tërmeti. Nesër, diten e hëne, me lejen nga Instituti i Ndërtimit dhe MASR, do të rifillojmë procesin mësimor. Në javën që kaloi, stafi i shkollës u takua çdo ditë për lutje, diskutime, dhe mësime për raste emergjente. Disa inxhinierë, vendas dhe të huaj, kanë ardhur dhe kanë parë të 4 (katër) godinat e shkollës. Që të gjithë kanë konstatuar që godinat janë pa dëmtime dhe kemi marrë lejë për rifillimin e procesit mësimor. Pas takimesh të bëra, stafi mësimor, me psikologun dhe oficeret e sigurisë janë të përgatitur për t’i mikpritur nxënësit me aktivitete argëtuese, zbukurime për festat e fundvitit dhe përgatitjet për koncertet e fundvitit. Këto do të realizohen pa lënë pas dore edhe procesin më të rëndesishëm mësimor, pedagogjik dhe psikologjik. Lutjet dhe përpjekjet tona do të jenë maksimale që të kapërcehen sa më shpejt traumat dhe pasojat e tjera negative të tërmetit të 26 nëntorit.

Sinqerisht, Georgia Bendo

Drejtore Administrative e Shkollës Protagonistët

Këtu mund të shikoni aktin e konstatimit mbi verifikimin e gjendjes së shkollës sonë pas rënies së tërmetit të datës 26 Nëntor nga specialistët e ndërtimit si nga inxhinierë shqiptarë edhe të huaj. Faleminderit për bashkëpunimin!

 

]]>
Gjimnazi https://www.protagonistschool.org/gjimnazi/ Wed, 11 Apr 2018 08:30:00 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=1850 ]]>

Mirësevini në gjimnazin “Protagonistët”, qendrën e rrezatimit të dijes dhe kulturës, të dashurisë, shpresës dhe besimit.

Gjimnazi ynë u hap në vitin 2012-2013 me një klasë të vetme, që edhe pse e vogël në numër do të çelte rrugën e gjatë e të suksesshme të shkollës sonë, për të edukuar brezin e ri me frymë dashurie dhe për të nxjerrë nga bankat e saj protagonistë të vërtetë, nën kujdesin dhe bekimin e Kryepiskopit Anastas.

Në vitin shkollor 2014-2015 kjo klasë ishte matura e parë e gjimnazit “Protagonistët”, e cila kaloi me sukses provimet e Maturës Shtetërore me kalueshmëri 100%.

Në këtë vit shkollor, ku numri i nxënësve ishte 41 në tre klasa gjithsej, procesi mësimor zhvillohet në katin e VI, në mjedise bashkëkohore, të përshtatshme për një mësimdhënie cilësore, me bibliotekë të pasur dhe laborator cilësor për gjuhët e huaja dhe për lëndën e Informatikës.

Për t’u përmendur janë ambjentet sportive për zhvillimin e lëndës së Edukimit fizik.

Vitin shkollor 2019-2020 gjimnazi e filloi me 9 klasa, gjithsej me 200 nxënës, kurse një vit më vonë (2020-2021) ai u shtua edhe me një klasë më shumë, domethënë me 10 klasa (4 klasa të 10, 3 klasa të 11 dhe 3 klasa të 12), me 218 nxënës gjithsej.

Rritja e numrit të nxënësve dhe performanca dinjitoze e gjimnazit “Protagonistët” në të gjithë treguesit mësimor-edukativ është rrjedhojë e punës së kujdesshme e të vazhdueshme të Drejtorisë së shkollës; e punës plot përkushtim të mësuesve me përvojë dhe të atyre të rinj; të bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin e prindërve dhe të kulturës së lartë të mjedisit shkollor në tërësi.

]]>
9-Vjeçarja https://www.protagonistschool.org/9-vjecarja/ Wed, 11 Apr 2018 08:29:09 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=1846 ]]>

Është kënaqësi e madhe t’ju përshëndes dhe mirëpres në faqen e internetit të shkollës “Protagonistët”.  Ne mezi presim të ndajmë me ju pikëpamjen tonë të veҫantë per arsimin.  Ne respektojmë dhe kujdesemi plotësisht për nxënësit dhe i vlerësojmë ata, duke kuptuar se secili ka përvojat e tij/saj individuale, interesa dhe talente të ndryshme.  Stafi ynë punon së bashku me nxënësit dhe prindërit, në një bashkëpunim efektiv në interes të nxënësve tanë. 

Ne gëzojmë një reputacion të shkëlqyer, që prej hapjes së shkollës ne vitin 2002. Ne filluam me 15 nxënës dhe gjatë vitit shkollor që sapo mbyllëm, frekuentuan shkollën “Protagonistët”, 640 prej tyre. Prindërit tanë janë reklama jonë më e mirë, dëshmi e rritjes së vazhdueshme dhe suksesit të shkollës, të cilat reflektohen në kënaqësinë e prindërve dhe miratimin e tyre pozitiv në komunitet. Stafi yne pedagogjik është me eksperiencë të gjatë dhe i kualifikuar. Shkolla përpiqet të sigurojë trajnime për mësuesit, të cilat i orientojnë ata, në metodat dhe materialet e fundit të përdorura ne perëndim. “Programi i Karakterit”, i cili është përdorur në të gjithë shkollën, është një plus që gjithashtu na bën të veҫantë. Ne kemi marrë reagime shumë pozitive nga prindërit për vlerën dhe rëndësinë e tij. 

Ju lutemi të merrni kohë për të eksploruar këtë Website dhe mos nguroni të kontaktoni zyrën e shkollës ose të telefononi për më shumë informacion ose për të lënë një takim me sekretaren ose administratën. Ne jemi të gëzuar t’ju shoqërojmë në ambientet tona dhe t’i përgjigjemi ҫdo pyetjeje që ju mund të keni. 

]]>
Fillorja https://www.protagonistschool.org/fillorja/ Wed, 11 Apr 2018 08:28:55 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=1848 ]]>

Përshëndetje të nderuar prindër, gjyshër dhe të gjithë ju dashamirës të shkollës sonë.

Shkolla Protagonistët është një vatër e dijes, e kulturës, e dashurisë, e respektit por mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja, që është edhe motoja e institucionit tonë arsimor, formimi i brezit tonë të ri me dashuri dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur dhe të sigurtë. Kjo është motoja e shkollës sonë promotor i së cilës është Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas. Presidenti ynë i nderuar i cili është mbështetje dhe inspirim në rrugën tonë të dijes.

Një nga shtyllat më të forta të institucionit tonë arsimor është arsimi ynë fillor. Jemi rritur ngadalë por kemi ecur të sigurt. Klasat që sot po shkojnë nga 4 paralele në të I dhe të II,  kanë filluar me nje klasë të vetme në vitin 2002 me 15 nxënës. Këta ishin dallëndyshet e para të cilat sollën pranverën për shkollën tonë. Brez i cili kudo që ka shkuar ka nderuar emrin e “Protagonistëve”.

Cilësia e lartë e mësimdhënies, dashuria dhe përkujdesja e stafit mësimor dhe jo vetëm, kanë bërë të mundur rritjen e sigurtë jo vetëm numerike por dhe cilësore. Mesataret në vite të klasave të ciklit fillor janë të larta dhe krahasuar kjo edhe me shkollat e tjera jo vetëm të Tiranës. Këto të dhëna janë të konfirmuara edhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, Ministria e Arsimit edhe të gjitha institucionet vartëse.

Një nga vlerësimet pozitive dhe të larta të shkollës sonë janë edhe pikëzimet e VANAF të klasave të pesta. (viti shkollor 2015-2016; 2016-2017).

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që duam ta ndajmë me ju është dhe kurikula e re, e cila është zbatuar në mënyrë rigoroze në shkollë dhe për këtë janë bërë edhe trajnime nga specialistët.

Stafi mësimor me diplomat përkatëse dhe trajnimet e vazhdueshme që ka bërë si në bazë shkolle dhe individuale tregon një përkushtim të vazhdueshëm ndaj fëmijëve të fillores. Mësueset kujdestare mbështeten shumë në trinomin: MËSUES-SHKOLLË-PRINDËR dhe bashkëpunojnë gjerësisht me familjen për problemet dhe ecurinë e fëmijës.

Me respekt

Rezarta Kalca

N/drejtore e ciklit fillor

]]>
Kopshti https://www.protagonistschool.org/kopshti/ Wed, 11 Apr 2018 08:19:53 +0000 http://www.protagonistschool.org/?p=1840 ]]>

Kopshti ynë ndodhet pranë Kishës së Ungjillëzimit në Rrugën e Kavajës, në një godinë bashkëkohore.

Ambienti është përshtatur me kujdes dhe dashuri të veçantë për 216 fëmijët e rregjistruar në të dhe të ndarë në tre grupe. Kopshti drejtohet nga një staf i kualifikuar që punojnë me përkushtim dhe dashuri.

Çdo grup ka mësuesen e vet, madje kopshti ka dhe dy ndihmëse të cilat kujdesen në çdo kohë për nevojat e fëmijëve.

Ushqimi është i shumëllojshëm, gjithashtu ofrohet dhe fjetje për ata fëmijë që kanë nevojë.

Programi  në kopshtin tonë është i larmishëm.

Mësimi zhvillohet sipas standarteve të miratuara nga MASH. Mësuesit trajnohen dhe rritin kapacitetin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Më e rëndësishmja është që në kopshtin tonë të gjithë fëmijët pa asnjë dallim kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre të veçanta.

Brenda programit përfshihet mësimi i gjuhës angleze, lojëra, ekskursione, punë artistike e të tjera gjëra këto që i ndihmojnë fëmijët edhe të mësojnë edhe të kalojnë kohë në mënyrë ndërtuese dhe argëtuese.

]]>